Vendimi i UNMIK-ut për hyrje në Kosovë me viza të të huajve revolton shqiptarët e Maqedonisë
Pëlqej
Albeu.com
Vendimi i UNMIK-ut për hyrje në Kosovë me viza të të huajve duke filluar nga 1 maji ka shkaktuar reagime të partive politike shqiptare në Maqedoni. Sipas Partisë për Prosperitet Demokratik ky vendim është i papjekur dhe i nxituar, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare mendon që hyrja në Kosovë me viza vetëm për qytetarët shqiptarë dhe maqedonas dhe jo për shtetasit serbë dhe malazezë është një veprim i çuditshëm. PDSH i ka bërë apel UNMIK-ut dhe Qeverisë së Kosovës ta rishikojnë edhe një herë këtë vendim. QIK
Shtuar më 25/04/2005, ora 15:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori