Vendimi i ri! Qeveria hap mbi 700 vende pune para zgjedhjeve
Ditwn e sotme qeveria ka zhvilluar një mbledhje ku miratoi disa vendime nga Këshilli i ministrave, ndër të cilat edhe për rekrutimin në administratë.

Në vendimin e miratuar sot, qeveria vendosi që për këtë vit janë hapur disa vende vakante të planifikuara për rekrutimin e 705 punonjësve.

Departamenti i Administratës Publike ngarkohet për zbatimin e vendimit.

VENDIMI I PLOTE:

Vendim për planin vjetor të pranimit për vitin 2021 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2021 është, gjithsej, 705 (shtatëqind e pesë), të ndara sipas kategorive të mëposhtme:

a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 4;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 60;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 169;
ç) Për kategorinë ekzekutive 472.

Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon:

Shkenca juridike;

– Audit i brendshëm;

Shkenca ekonomike;

Shkenca ekonomike/juridike;

Shkenca shoqërore;

Shkenca sociale;

– Histori-filologji;

Shkenca mjekësore;

– Veterinari;

– Agronomi;

Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;

– Kimi;

Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

Shkenca inxhinierike;

– Arkitekturë;

– Arkeologji dhe restaurime;

– Arte të bukura;

– Gjeodezi;

Shkenca ekzakte;

Shkenca edukimi;

– Mësuesi;

– Arsim i lartë ushtarak/policor;

– Arsim i lartë.

Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2021, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Shtuar më 27/01/2021, ora 20:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori