Vendimi i Ramës: 2 % e kandidatëve për Policë do jenë minoritarë
Policia shqiptare do të mbushet me punonjës minoritarë. Në vendimin e marrë në mungesë të kryeministrit Rama, janë përcaktuar rregullat e reja të cilat do të garantojnë deri në 2 për qind të Policisë së Shtetit që të jenë minoritarë.

“Nëse për aplikantët që u përkasin minoriteteve, nga pikët e grumbulluara në testimin me shkrim nuk arrihet kuota prej minimalisht 2%, sipas nenit 19, do të njoftohen për të vazhduar procesin e testimit kandidatët e tjerë, sipas rendit zbritës, pavarësisht pikëve të testimit me shkrim. Minimalisht 2 % e kandidatëve që pranohen në Polici të jenë nga minoritetet. Kur në listën respektive nuk ka kandidatë të mjaftueshëm për të plotësuar këtë kuotë, deri në plotësimin e saj kandidatët do të pranohen bazuar në listën e rezultateve të arritura sipas rendit zbritës, pavarësisht rezultatit të përgjithshëm të aplikantit.”, thuhet në vendimin e marrë sot nga qeveria “Rama”.

Sipas rregullores, rezultati i përgjithshëm i aplikantit përcaktohet si shumatore e rezultatit të testit me shkrim dhe rezultatit të intervistës me gojë. Aplikantët renditen në listën përfundimtare sipas rezultateve të arritura. Kjo listë shpallet publikisht jo më vonë se të nesërmen e ditës së përfundimit të procesit të intervistimit me gojë. Në varësi të vendeve të lira në Policinë e Shtetit, kandidatët që do të përzgjidhen, bazuar në listën e rezultateve të arritura sipas rendit zbritës, kanë të drejtë të vazhdojnë procedurat e mëtejshme të testimit.

Lëshimi për policët “ngelës”

Nisur dhe nga rezultatet e dobëta të arritura në testimin e kryer një muaj më parë, ku vetëm 1156 Punonjës Policie kaluan fazën e parë nga mbi 10 mijë kandidatë, qeveria ka vendosur të bëjë lëshime. “Rezultatet e testit me shkrim shpallen brenda të njëjtës ditë, kur zhvillohet testimi. Aplikantët që kanë marrë 50% të pikëve të përcaktuara për testin me shkrim njoftohen për të vazhduar procesin e testimit. Rezultatet e testit me shkrim ruhen në dosjen e aplikantit dhe përbëjnë 50% të rezultatit të përgjithshëm të tij.. Aplikantët që nuk arrijnë 50% të pikëve të nevojshme të testit me shkrim kanë të drejtë të riaplikojnë për t’u pranuar në Polici me shpalljen e radhës së vendeve të lira”, thuhet në vendimin e qeverisë./Albeu.com/
Shtuar më 03/04/2014, ora 01:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori