Vendimi i PE, dyfishon aplikimet për pasaporta
Votimi i Parlamentit Europian pro liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën ka shkaktuar rritje të menjëhershme të numrit të aplikimeve për pasaporta biometrike në sportelet e kompanisë ALEAT në gjithë Shqipërinë.

Pas datës 7 tetor 2010 kur PE votoi propozimin e eurodeputetes Tanja Fajon, zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni deklaroi se ka pasur rritje me 25% të aplikimeve për pasaporta biometrike.

Në ditët në vijim numri i aplikimeve është dyfishuar, kanë thënë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme në Tiranë.

Sipas tyre, pasaporta biometrike është dokumenti i vlefshëm për udhëtim 3-mujor në Shengen pas liberalizimit të vizave.
Shtuar më 12/10/2010, ora 13:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori