Katër viktima dhe 101 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 4 persona, teksa janë regjistruar 101 raste të reja.

Viktimat janë regjistruar në Gjilan (82 vjeç), Prizren (63 vjeç), Suharekë (59 vjeç) dhe Vushtrri (78 vjeç).

101 rastet të reja pozitive janë nga testimi i 2052 mostrave.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 33 raste, Gjilan 9 raste, Prizren 9 raste, Gjakovë 8 raste, Ferizaj 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Obiliq 5 raste, Pejë 5 raste, Deçan 4 raste, Podujevë 4 raste, Lipjan 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Vushtrri.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 105.636, ndërsa 2.187 kanë humbur betejën për jetën.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 421 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 95.466. Janë 7.983 raste aktive.


Shtuar 3.05.2021 15:07