Në anën e kujt është fati këtë javë, Paolo Fox: Shenja e horoskopit që nuk duhet të bëjë asnjë blerje ditët e para të muajit

1. DASHI: Gjatë kësaj jave të ri, të lindurit në shenjën e Dashit do të kujtojnë se kush i ka mbështetur në ditë të vështira dhe në rrugën që keni zgjedhur. Ata që nuk kanë njeri në zemër, vazhdojnë të ngulin këmbë te vetmia, pasi presin të duhurin. Gjatë kësaj jave do të jeni më të sigurt në vetvete dhe ndoshta dikush ka një rrëfim për ju. Në mjedisin profesional do të keni një debat, të cilin për ta zgjidhur do të kërkoni ndihmën e një ndërmjetësi. Për sa i përket shëndetit, energjia juaj pozitive buron nga stërvitja e rregull dhe nga sportet që praktikoni. Ushqimi i kujdesshëm është pika juaj e fortë.

2.DEMI: Këtë javë do të gjeni një mënyrë për të ulur presionin që i ushtroni vetes në zgjidhjen e problemeve që ju rëndojnë shumë. Mos u tregoni kaq të ashpër me veten. Nëse jeni ende beqarë, mësoni si t’i lini gjërat pas krahëve pa e kthyer kokën pas. Vetëm atëherë do ta gjeni lumturinë dhe nuk do të keni më drojë për të njohur gjysmën tjetër. Gjatë kësaj jave të re do të hartoni një plan për të ardhurat dhe shpenzimet, pasi duhet ta kontrolloni më mirë portofolin. Java s’do të jetë më e mira në aspektin shëndetësor, pasi kohën e pushimit e zini me aktivitete të tjera. Tregohuni më të kujdesshëm për veten.

3. BINJAKËT: Këshilla për Binjakët gjatë javës së re është të kuptojnë me kujdes para se të marrin një vendim, përndryshe do të ndikojë te marrëdhëniet me të gjithë. Vëreni veten në vend të tjerëve para se të flisni. Nëse jeni beqarë, po përpiqeni t’i tregonit tjetrit sa tërheqës jeni me shpresën se do t’i prekni zemrën. Në aspektin profesional, do të jeni entuziastë dhe do të merrni lajme të reja nga kolegët. Për shkak të lodhjes dhe stresit prej kohësh në punë, ka ardhur koha të vendosni një rutinë ditore dhe të ushqeheni më mirë që të jeni të shëndetshëm.

4. GAFORRJA: Horoskopi për Gaforret këtë javë sugjeron të mos shqetësoheni, por të gjeni diçka më të gëzueshme për ta bërë jetën më argëtuese. Nuk është mirë të qëndroni gjithnjë në zonën e rehatisë. Në çift do të kaloni më shumë kohë me njëri-tjetrin. Ndoshta edhe do të merrni një surprizë nga gjysma juaj, bëhuni gati. Në aspektin profesional, eprorët do t’ju japin një raport të rëndësishëm apo të zgjidhni një problem. Falë kujdesit që keni, do t’i jepni drejtim shumë shpejt. Këtë javë do të gëzoni shëndet të mirë, vetëm se duhet të keni një regjim stërvitor.

5. LUANI: Këtë javë Luanët duhet të jenë këmbëngulës dhe të mos heqin dorë përballë një problemi të vështirë, sepse ende ka një zgjidhje. Me durimin që keni, do ta arrini synimin. Marrëdhëniet në çift do të jenë disi të ngrira, pasi këtë javë do të përqendroheni te puna dhe do të kaloni pak kohë së bashku. Largësia sjell ftohtësi, ndaj përfitoni sa më shumë që të përkëdheleni me njëri-tjetrin. Në punë nuk po bëni dot përpara pa u shqetësuar se çfarë thonë të tjerët. Këtë javë do të dini të investoni në kohën dhe vendin e duhur. Të ardhurat do të vijnë nga një punë e dytë, por mos harroni të kurseni.

6. VIRGJËRESHA: Gjatë kësaj jave duhet të qetësoheni, pasi jeni stresuar dhe keni harxhuar shumë energji. Duhet të ushqeheni më rregullisht që të mos vuani nga probleme shëndetësore. Java pasardhëse do të jetë plot punë dhe detyrat që ju kërkohen, duan qetësi, në të kundërt nuk i përballoni dot. Këtë javë do të kërcënohet edhe situata juaj financiare, sepse besoni shumë kollaj te të tjerët për të dhënë paratë. Në aspektin e ndjenjave, s’do t’ju mungojë vëmendja. Nëse keni një partner, prisni një dhuratë, pasi kjo është mënyra për të ngrohur ndjenjat tuaja.

7. PESHORJA: Peshoret duhet t’i kushtojnë vëmendje detajeve më të vogla, pasi me raste i marrin gjërat shumë lehtë, e duket se javën tjetër do të paguajnë çmimin për këtë neglizhencë. Në aspektin profesional, i keni duart plot, por të gjitha këto projekte nuk ndikojnë shumë në reputacionin tuaj. Beqarët do të kenë mundësi të njihen me persona të rinj e ndoshta të zgjedhin dikë të përshtatshëm për të bërë përpara. Shëndeti është në udhë të mbarë dhe nuk keni pse shqetësoheni për gjë. Edhe nëse sëmureni, ju jeni shenja që rikuperohet më shpejt.

8. AKREPI: Akrepat duhet të mësojnë të kenë durim dhe të jenë më të qetë. Pak rëndësi ka sa habiteni nga diçka, ju mos e humbni besimin në vetvete. Me fillimin e javës së re, do t’i merrni frerët në dorë e do të koordinoni bashkëpunëtorët dhe projektet më së miri. Nëse jeni beqarë, do të kuptoni sa shumë njerëz ju rrethojnë, mes të cilëve mund të gjeni edhe shpirtin binjak. Nëse jeni çift, këtë javë do të jeni mirënjohës për gjysmën tuaj. Situata financiare këtë javë do t’ju shohë duke shpenzuar shumë, sidomos për sende që s’janë aspak praktike. Rrini larg nga një investim te verbër.

9.SHIGJETARI: Horoskopi i kësaj jave tregon se Shigjetarët do të jenë me karakter tekanjoz dhe zor se do të ruajnë qetësinë. Mësoni të kontrolloni emocionet kur keni luhatje humori. Në aspektin profesional, keni marrëdhënie shumë të mira me kolegët. Pika juaj e fortë është se nuk bëni krahasime me të tjerët. Kjo gjë ju hyn në punë në bashkëpunimet tuaja. Nëse jeni ende beqarë, keni kërkesa shumë të larta. Po nuk gjetët dikë që t’ju përshtatet fije për pe, nuk e nisni fare një lidhje romantike. Edhe situata juaj financiare do të përmirësohet shumë.

10. BRICJAPI: Këtë javë Bricjapët duhet të kenë një perspektivë më të gjerë në ambientin e punës për të shmangur rreziqe të panevojshme. Nëse e bëni këtë, do të habiteni nga frytet që do të merrni. Në punë jeni një rrëmujë e vërtetë. Ky është momenti kur kërkohet aftësia juaj për të organizuar gjithçka me kujdes. Merreni më shtruar nëse po vendosni diçka. Beqarët këtë javë do t’i kushtojnë rëndësi emocioneve. Çiftet e konsoliduara nuk duhet të nxitojnë për të zgjidhur problemet. Sipas horoskopit të ri, në javët në vijim do të përballeni me probleme të mëdha financiare. Ju këshillojmë të mos kryeni asnjë investim apo blerje.

11. UJORI: Kur Ujorët tregohen modestë, ka diçka që nuk shkon. Tregohuni më të arsyeshëm me mënyrën se si menaxhoni të gjitha punët tuaja. Nuk keni pse të jeni gjithnjë arbitrar, por veproni siç ua ka ënda. Vlerësojini më mirë përparësitë, sidomos në profesion dhe mos u ngarkoni me gjëra që nuk ju takojnë. Ju mungon paksa sinqeriteti në fushën e ndjenjave, ndaj s’po futeni dot në zemrën e tjetrit që e dashuroni fshehurazi. Duhet të tregoheni më seriozë me dashurinë.  Në aspektin financiar, po bëni disa shpenzime krejt të paarsyeshme, ndaj mblidhuni pak. Bëni një plan më të kujdesshëm për të ardhurat tuaja.

12. PESHQIT: Me idetë e tyre novatore, të lindurit në këtë shenjë mësojnë të përshtaten shumë shpejt dhe ky do të jetë çelësi i suksesit këtë javë të re. Mos u dorëzoni nëse përballeni me vështirësi. Në marrëdhëniet sentimentale duhet të tregoheni më delikatë dhe më të ndjeshëm. Kushtojini më shumë vëmendje personave që keni përreth. Në një ambient pune s’ka rëndësi vetëm detyra që kryeni, por edhe kolegët që ndryshojnë. Emocionalisht, do të shprehni personalitetin tuaj unik. Jini më të sigurt dhe mos bëni gjëra vetëm sa për t’u pëlqyer të tjerëve. Nëse pushoni dhe ushqeheni mirë, edhe në aspektin shëndetësor do të jeni shumë mirë.