Vendimi i fundit: Çfarë ka ndodhur me pronat e të "tmerrshmit" të Shkodrës
Pëlqej
Safet Bajri është arrestuar ditën e djeshme në Tiranë, i njohur si "i forti" i Shkodrës.

Sot Bajri pritet të njihet me vendimin e dhënë në Belgjikë, vend ku akuzohet si kreu i një organizate kriminale.

Shkodrani akuzohet për trafik droge e prostitucion nga autoritetet belge.

Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim.

Ndërkaq në Shqipëri Safet Bajri akuzohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh.

Burime nga policia bëjnë me dije se Bajrit i janë sekuestruar një sërë pronash në Shqipëri.

Por jo vetëm kaq. Raportohet se urdhër-arreste janë dhënë dhe për disa persona të tjerë në Tiranë dhe Shkodër. /albeu.com/



Shtuar më 22/09/2018, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori