5 legjionarët më të vlerësuar të fundjavës, shkëlqen Armando Sadiku

Një tjetër fundjavë pozitive për disa nga legjionarët shqiptarë, të cilët ishin protagonistë për skuadrat e tyre.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore”, tregon 5 lojtarët më të vlerësuar të kësaj jave.

Në vendin e dytë, të tretë dhe të katërt renditen Ernest Muçi (Legia Varshavë), Amir Abrashi (Grasshoper) dhe Odise Roshi (Sakarjaspor) të cilët vlerësohen me notën 7.4 për performancat e treguara me ekipet e tyre.

Berat Gjimshiti (Atalanta) renditet në vendin e 5-të me notën 7.2 për paraqitjen e treguar sa në mbrojtje, ashtu edhe në sulm në ndeshjen e përfunduar 0-0 mes Atalantës dhe Udinezes.


Shtuar 6.03.2023 11:59