"Vendi meriton rend dhe siguri"
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka shprehur shqetësimin e thellë për aksidentin që u ndodhi mbrëmë tre policëve në Kamëz dhe ka theksuar përmes një deklarate se situata e rendit kërkon një zgjidhje.

"Ngjarje jashme mase tronditëse ajo mbrëmë në Kamëz, ku pas një aksidenti humbi jetën në detyrë, polici Ervin Haxhiaj.

Dua të ngushëlloj nga zemra familjarët, të afërmit dhe kolegët e tij, dhe uroj shërim sa më të shpejtë për dy policët e tjerë, Besmir Voi dhe Neil Hoxha.

Duke kërkuar hetim të plotë të rrethanave të ngjarjes, dua të shpreh shqetësimin e thellë për pasigurinë në rritje, në çdo drejtim në vendin tonë, si pasojë e shthurjes totale të sigurisë dhe rendit.

Nuk kalon një ditë e vetme pa një viktimë në rrugët tona, pa një përplasje me armë, apo një vrasje për shkak të drogës. Duhet një reflektim, duhet zgjidhje, vendi meriton rend dhe siguri. /albeu.com/


Shtuar më 26/09/2016, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori