Vendet vakante në KQZ, Topalli: PS të sjellë emrat
“Jemi të gatshëm të mbledhim Parlamentin në çdo moment për të votuar tre emrat për vendet e lëna bosh nga Partia socialiste dhe opozita.” Kështu u shpreh kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë një takimi zotin Roberto Battelli, Koordinator Special dhe kryesues i misionit te vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së.

Ajo theksoi vendosmërinë dhe angazhimin maksimal për një proces zgjedhor të lirë e transparent, të standardeve më të larta ndërkombëtare për të bërë të mundur që këto të jenë zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri.

“Kemi miratuar me konsensus kuadrin zgjedhor, duke reflektuar në të, të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR, bazuar mbi propozimet e opozitës”, tha Kryetarja e Kuvendit.


Në takim u vlerësua rritja e numrit të qendrave të votimit dhe e qendrave të numërimit, të cilat do të bëjnë të mundur që rezultatet e votimit të shpallen në kohën më të shkurter të mundshme.

Zoti Batelli shprehu mirënjohje për ftesën e Kryetares së Kuvendit që në Shqipëri të vijë një numër sa më i madh vëzhguesish zgjedhor, jo vetëm nga Asambleja e OSBE-së por dhe nga Asamble të tjera parlamentare të KiE, Parlamentit Europian etj. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2013, ora 14:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori