Maks
Velo provokon sërish. Pas reagimeve të shumta të një interviste të disa ditëve më parë ku ai u shpreh se myslimanizmi ka sjellë regres dhe ngadalësim të përparimit dhe shqiptarët veriorë kanë kriminalizuar shoqërinë, ai nuk tërhiqet nga ato që ka deklaruar
Velo e vazhdon kryqëzatën e tij këtë herë në një intervistë në gazetën “Dita”, ku i përgjigjet reagimeve që ngjalli ideja e tij
“Në fakt, unë i prisja këto reagime- thotë
Velo. E vërteta është se unë i kam thënë edhe më herët këto gjëra, më saktë ka njëzet vjet që i them. Nuk është ndonjë sakrilegj të
thuash atë që mendon, kur e mbështet në realitetin e gjërave, në faktet dhe
shifrat. A është gënjeshtër të
thuash se myslimanizmi përgjithësisht ka sjellë regres dhe ngadalësim të përparimit? Po kështu edhe shqiptarët veriorë në lidhje me produktin e kriminalizimit të shoqërisë” shprehet
Velo.
Pastaj vazhdon: “Ata që më shajnë, sidomos nga Veriu, thonë këtë gjë: Na pranoni kështu siç jemi, bashkë me krimin që prodhojmë. Na pranoni me informalitetin, vjedhjen e energjisë, ndërtimet lukuni pa leje, me gjithçka antiligjore. Por ata kanë një problem, se nuk bëjnë një bilanc.
Shifrat e krimeve, volumi dhe shpeshtësia e tyre flasin vetë. Padyshim që ka shumë shkaqe, por kjo është e vërteta dhe unë jam për të vërtetën. Nuk mund të fshihemi me lojëra fjalësh dhe artifica. Le të
marrim e të numërojmë me çfarë janë mbushur burgjet e vendeve të tjera, të Italisë, Greqisë, Anglisë etj, deri dhe në Amerikë flitet për krimin shqiptarë që vjen nga veriu i vendit”.
Pak a shumë si per veriorët
Velo mendon edhe për Muslimanët. Dhe ai nuk heq dorë nga ideja e tij. Ai pretendon se muslimanët janë përtacë dhe nuk e kanë bazuar kulturën e tyre të jetesës tek puna, por tek krimi.
”Le të
marrim një hartë të Shqipërisë, dhe le të vëmë nga një pikë, apo gjilpërë, kudo ku është mbjellë dhe mbillet hashashi, droga në këtë vend. Ju siguroj se nuk do të gjeni asnjë zonë ortodokse. Pse? Sepse për kulturë, për formim dhe mënyrë jetese, i janë
kushtuar punës, prodhimit, djersës së tyre. Kjo më bën mua anti feve të tjera? Le të
marrim Lazaratin, një fshat mes një zone me fshatra ortodokse minoritare. Asnjë nga këto fshatra nuk është marrë me hashash. Terreni, vështirësitë etj janë njësoj, por ata i janë
kushtuar punës, tregtisë, bujqësisë etj. Tani i bie që meqë them të vërtetën, jam antishqiptar? Jo zotëri…” shprehet me tej ai.
Reagimet pas intervistës se Velos kanë qenë të shumta aq sa shumëkush e ka quajtur atë jo të çmendur sic pretendon ai vetë, por një anti shqiptar të kulluar. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014,
ora 10:47