6 vëllavrasjet më të bujshme, plaga për pronat vazhdon të marrë jetë në Shqipëri (FOTO LAJM)

2014- Një krim i rëndë tronditi fshatin Bushnesh në Krujë 5 vjet më parë.
Pal Marku u vra nga vëllai i tij i vogël Petrit Marku, pas konfliktit për pronën.
Vrasja u bë me një armë tip automatike dhe pas autori u vetëdorëzua në polici.
Vëllavrasja është padyshim një nga plagët që akoma herë pas here trondit Shqipërinë. Madje një ngjarje e tillë ndodhi edhe ditën e djeshme, ku një 52-vjeçar vrau vëllanë e tij dhe nipin dhe më pas i penduar, edhe veten e tij.

Përgjithësisht këto vrasje kanë ndodhur për konflikte mbi pronësinë e madje ndonjëherë edhe për një copë gardh.

Ngjarje të tilla janë shumë të vështira për t’u kapërdirë në një shoqëri si e jona ku akoma marrëdhëniet familjare janë shumë të rëndësishme dhe ruhen me fanatizëm.

Por duket se tashmë ambicia për pasuri është kthyer në primare duke shkaktuar edhe të tilla plagë të rënda, ku komunikimi nuk bën aspak punë.

Albeu.com ju sjell në galerinë që shoqëron këtë lajm një pjesë të vëllavrasjeve që kanë shokuar Shqipërinë ndër vite, duke shpresuar që këto të jenë të fundit që do të raportojmë. /albeu.com./
Shtuar më 02/10/2019, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori