Vëllain e Admir Muratajt nuk u lejuan të shkonte në varrim, tensionohet situata në burgun 313
Tension në burgun 313 në kryeqytet. Aleksandër Murataj nuk është lejuar nga autoritetet e burgut të marrë pjesë në varrimin e vëllait Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë përplasjes me armë me policinë pas grabitjes në Rinas.

Kjo gjë ka ngjallur zemërim jo vetëm tek ai por edhe tek shokët e tij në burg të cilët janë rebeluar duke shkaktuar një situatë të pazakontë, transmeton News24.

Murataj kishte kërkuar leje prej autoriteteve dy ditë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore që zhvillohet sot në Tropojë, në vendlindjen e tyre.
Shtuar më 12/04/2019, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori