Vëllai vret të vëllanë për shkaqe pronësie, vetëdorëzohet në polici
Pëlqej
Për shkaqe pronësie, vëllai ka shtënë me armë zjarri ndaj të vëllait ndërsa ka ndëruar jetë në vendin e ngjarjes. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, autori është vetëdorëzuar në polici, ndërsa raportohet se mes tyre ka pasur edhe më herët sherre sa i takon pronës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bushnesh të Krujës. Krimi ka ndodhur pranë banesës së dy vëllezërve. Viktima është shtetasi Pal Marku, rreth 50 vjeç.

Ky i fundit është qëlluar me armë zjarri nga i vëllai, Petrit Marku. Policia raporton më tej se Pal Marku ka ndërruar jetë në vendngjarje, për shkak të plagëve të marra. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori