“Vëllai im ha dhé, ata që qëlluan bredhin rrugëve”, motra e Indritit me apel të fortë mes lotësh
Motra e Indrit Çelës, Eranda kërkon drejtësi për vëllain e vrarë në punën e tij. Në një lidhje telefonike nga Greqia në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, Eranda pa i ndalur lotët asnjë çast thotë se janë ndërprerë kërkimet për autorët e vrasjes së vëllait dhe se ndihet e pasigurt.

“Ai babai im që ka ardhur aty ka shumë të drejtë. Ai shteti që jetojmë ne i padrejtë, i pasigurt. ne mund të ikim të tërë si puna e vëllait tim. Ku do gjejmë ne drejtësi. Ku është ai KM që nuk del të flasë. Dua t’i lutem të gjithëve që çështja e vëllait tim të shkojë deri në fund. Siç i ka pikuar gjaku atij vëllai tim aty, ashtu do i pikojë dhe atyre. Unë jam në Greqi, dhe ata janë në Greqi, jam e pasigurt. Ai babai im mezi e ka rritur. Unë atë vëlla kisha. Vëllai im të shkojë në punë dhe të vijë i vdekur dhe këtë nuk e prisja. Nuk kam kurajë. Vëllai im ha dhe, kriminelët bredhin rrugëve. Si mund të jetojmë ne. Ku ta gjejë kurajën babai im dhe nëna ime, një dritë syri kishin. E çuan djalin në Tiranë te punonte për bukën e gojës. Atë dhimbje që po heq babai im, ta heqin dhe ata kriminelë. Dua që shteti të bëjë drejtësi. Shteti nuk po bën kërkime. Si ka mundësi që në kaq ditë që vëllai im nuk është më në jetë, askush nuk po kërkon më”, tha Eranda.
Shtuar më 13/09/2019, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori