Vëllai i viktimës në Bathore akuzon Policinë: Ishin aty 10 minuta para vrasjes
Jetmira Hasani gjeti vdekjen pasi u qëllua tre herë me armë zjarri nga ish-kunati i saj, Agron Tanushi.

Këta të fundit kishin konflikte pronësie, konflikt i cili ka zgjatur për katër vite,

Detaji që e bën ngjarjen edhe më të rëndë, është fakti se viktima kishte kërkuar edhe një urdhër mbrojtjeje nga kunati i saj, urdhër i cili u miratua në 15 korrik të këtij viti.

Por sipas vëllaitviktimës, Rajmond Hasanit, Jetmira, e cila u vra të martën nga vëllai i ish-burrit, ka shkuar aty për të marrë disa plaçka të saj.

“Ka qenë shtëpia që ajo ka banuar dhe shkoi të merrte materialet e veta që të mos shkonte më kurrë në atë vend. Në atë moment ka ndodhur konflikti me kunatin dhe personat e tjerë që kanë qenë në shtëpi.

Motra ka njoftuar Policinë që ka shkuar në adresën e dhënë. Me Jetmirën ka qenë edhe nusja e vëllait tim që jeton në Bathore, pasi po e shoqëronte që të merrte plaçkat dhe ajo na ka treguar.

Kjo ka ndodhur më pak se 10 minuta para se motra ime të vritej. Policia nuk e shoqëroi, madje nuk kontrolloi as banesën, pasi aty mund të gjente edhe armën e krimit. Autori u ka ikur me vrap."


Shtuar më 18/09/2020, ora 08:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori