Deputeti i PD-së, Flamur Noka në një deklaratë për mediat është shprehur se Edi
Rama nuk e dorëzon
Saimir Tahirin, pasi ky i fundit ka provat për përfshirjen e Olsi
Ramës në trafik droge. E megjithatë kvto mbeten spekullim pse ende nuk ka prova ose ndonjë deklaratë të
Saimir Tahirit se vëllai i kryeministrit është i përfshirë në trafikimin e drogës.
Deklarata e plotë e Flamur Nokës:
Sot është dita e katërt që
Saimir Tahiri shëtit i lirë rrugëve të Tiranës dhe nuk arrestohet nga drejtësia e Edi
Ramës edhe pse zyrtarisht është pa imunitet.
Mosarrestimi i
Saimir Tahirit është dëshmia se ish Ministrit të Brendshëm, trafikant droge, nuk i duhej imuniteti parlamentar, përsa kohë ai ka mbrojtjen politike të kryeministrit.
Fakti se asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht se
Tahiri është pa imunitet, është dëshmia e pazarit
Rama-
Tahiri për të mbyllur dosjen e ish Ministrit të Brendshëm.
Pazari
Rama -
Tahiri është pazari për të mbuluar se:
Edi
Rama është arkitekti i kanabizimit të vendit, projekt të cilin e përdori për të blerë zgjedhjet nëpërmjet krimit dhe drogës.
Edi
Rama është peng i krimit të organizuar dhe
Saimir Tahiri ka provat e lidhjes së
Ramës me çdo grup të pushtetëshëm kriminal në Shqipëri.
Edi
Rama është peng i dosjes kokaina të Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i tij, dhe
Saimir Tahiri disponon provat që lidhin Olsi Ramën me trafikun e kokainës.
Janë këto dosje të rënda që detyruan Edi Ramën të zhbëjë reformën në drejtësi dhe të marrë nën kontroll të plotë prokurorinë. Megjithatë, Komisioni hetimor parlamentar do të bëjë gjithçka që të provojë se Edi
Rama lejoi kanabizimin e vendit për të blerë zgjedhjet dhe se vendi i Edi
Ramës është bashkë me Saimirin Tahirin…në burgun 313.
Shtuar më 07/05/2018,
ora 13:59