Vëllai i Alvin Berishës është gjallë dhe kthehet sot në Shqipëri
Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kosovë, Bedri Elezi në një intervistë për "Abc e Mëngjesit", ka deklaruar se vëllai i Alvin Berishës, vogëlushi që është shpëtuar disa muaj më parë nga ky kamp famëkeq, është gjallë.

Elezi ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se 4 vjeçari Bunjamin pritet që të kthehet këtë të martë në Shqipëri.

“Bunjamini afër katër vjeç dhe është fëmija që pritet të kthehet sot në Shqipëri ishte djali i Afërdita Berishës e martuar ne një djalë nga Ferizaj i cili është vrarë. Vogëlushi ka qenë në gjendje kritike në momentin që është marrë nga makina bashkë me Alvinin, nënën dhe me babain e tij, nuk ka pas njohuri nga njerëzit e tjerë të kampit, gjithashtu mendohet dhe ka dyshime se dhe nëna e Alvinit është plagosur rëndë dhe ndodhet në kampin e Al-Hol-it. Ndërkohë tashmë personat që kanë qenë të plagosur janë marrë nga autoritetet kurde dhe kanë marrë ndihmën mjekësore.

Nga fillimi i marsit dyshohet se nëna e Alvinit ka qenë gjallë por nuk dihet nëse ju ka mbijetuar ndërsa vëllai i Alvinit është gjallë dhe pritet që të kthehetShqipëri. Unë di që familjarët e Afërditës jetojnë në Gjermani dhe kanë shprehur interesin e tyre, që sapo Bunjamini të kthehetShqipëri ta marrin atje”, është shprehur ai.

Vëllai i Alvin Berishës është gjallë dhe kthehet sot
Shtuar më 27/10/2020, ora 08:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori