Vėllai: Arben Frroku do kandidojė pėr deputet
Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Arben Frroku, i dyshuari kryesor i prokurorisė pėr Krime tė Rėnda, pėr vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, ėshtė nė listėn e kandidatėve pėr deputetė pėr zgjedhjet parlamentare tė 23 qershorit 2013. Njė fakt tė tillė e konfirmon i vėllai, Mark Frroku.

"Arbeni ėshtė nė listėn e kandidatėve pėr deputetė. Regjistrimi do tė bėhet sipas ligjit, nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, brenda afatit tė pėrcaktuar, qė ėshtė data 5 maj. Siē dihet, Arbeni do tė kandidojė nė qarkun Shkodėr, nėn siglėn e Partisė Kristian Demokrate", tha Mark Frroku pėr GSH.

Fakti qė biznesmeni Frroku ndodhet prapa hekurave, pas dyshimeve tė forta pėr vrasjen e kryekomisarit me tė cilin kishte pasur konflikte tė mėparshme, nuk e pengon aspak pėr tė qenė pjesė e listės sė kandidatėve pėr deputetė, pasi ai nuk ėshtė i dėnuar dhe prezumohet i pafajshėm. Arben Frroku, nė momentin kur u vu nė pranga nė Selanik tė Greqisė, aderonte si kandidat pėr deputet nė qarkun e Shkodrės, nėn siglėn e Partisė Kristian Demo-krate tė Shqipėrisė.

"Strukturat e Partisė kanė vendosur qė tė kandidojnė Arbenin, qė me shumė gjasė deri mė datė 5 maj do tė jetė i lirė. Por nėse nuk ndodh njė gjė e tillė dhe shteti do tė vijojė ta mbajė nė burg dhunshėm, atėherė nė listėn e deputetėve nė qarkun Shkodėr, nėn siglėn e PKDSH–sė do tė jem unė. Ne mbetemi kristian demokratė tė pastėr", theksoi Mark Frroku.

Nė njė intervistė nga burgu "Dhiavata", nė Selanik, Arben Frroku u shpreh se ėshtė pjesė e politikės. "Unė e vazhdoj politikėn nga burgu, vijoj tė bėj fushatėn time", theksoi ai.

Partia Kristian Demokrate e Shqipėrisė, me kryetar Dhimitėr Muslinė, ėshtė nė koalicion parazgjedhor me Partinė Socialiste. Nė njė reagim pėr mediat, pas arrestimit tė Arben Frrokut, ndėr tė tjera Muslia deklaroi se partia e tij ka qenė prezente nė koalicionin e majtė, pasi e sheh rotacionin politik nė kushtet aktuale, njė domosdoshmėri. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2013, ora 10:24
shkodrani
e Dielë 28 Prill 2013, Ora 10:35
Jemi mesuar me me pdk e pkd i njohim se ata gjithmone jane marre me trafik armesh droge etj.. kohet e fundit njerit i shpertheu bombja qe donte te shiste ne makine te gjithe heshten. Normal qe ne ata vende duhen te tille deputet , ndryshe si do te shitet droga qe mjellin...
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Posta Shqiptare emeton pullėn postare me tematikė

Posta Shqiptare emeton pullėn postare me tematikė "Papa Franēesku nė Shqipėri"

.