Veliu me "dorë të hekurt", ndryshime të rëndësishme në polici
c
Drejtoria e Policisë ka ndërmarrë disa ndryshime të rendësishme në kupolën drejtuese të disa seksioneve.

Burime zyrtare bëjnë me dije se kryekomisari Pal Marku, me detyrë Specialist në Njësinë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Hetimore Qëndrore në Depratamentin e Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6.

Gjithashtu, komisar Gilbert Hoxha, me detyrë Shef Sektori, në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2.

Ndërkohë, Neritan Boçi, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është emëruar në detyrën Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Shtuar më 11/06/2018, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori