Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Veliera me 1 ton drogë, reagon policia
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me velierën e kapur nga policia greke ditën e sotme. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se Veliera me emrin “MY DREAM”, sipas verifikimeve të bëra nuk ka hyrje-dalje në Shqipëri.

Ato shtojnë më tej se të arrestuarit janë shtetas ukrains dhe jo shqiptarë.

Në njoftimin zyrtar, policia thekson gjithashtu se sipas verifikimeve të bëra gjatë kësaj periudhe nuk është konstatuar as nga QNOD e as nga Policia Kufitare asnjë rast i dyshimtë, i ndonjë mjeti lundrues që të ketë lundruar në drejtim të Greqisë, apo të vendeve të tjera fqinje.

Më pas bëhet me dije se në datën 15 gusht në Sarandë ka hyrë një mjet lundrues Yaht me emrin “Dream” me 3 shtetas turq në bord, mjet i cili nuk ka asnjë lidhje me mjetin lundrues Veleria të kapur me drogë në Greqi.

Reagim i Policisë së Shtetit

Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media greke se mjeti lundrues që u kap në Peloponez me një sasi hashashi, dyshohet se kishte ardhur nga Shqipëria, informojmë se:

Policia e Shtetit, në kuadër bashkëpunimit me homologët për të parandaluar dhe luftuar trafikun e lëndëve narkotike, duke shkëmbyer informacion në kohë reale apo duke zhvilluar operacione të përbashkëta, menjëherë pas kapjes nga autoritet greke të mjetit lundrues është vënë në djeni nga homologët, për të dhënat e mjetit dhe personat në bord me qëllim verifikimin e tyre. Të ndaluarit janë shtetas ukrainas.

Nga verifikimi i bërë në regjistrat e PKK Sarandë, Himarë, Vlorë, Porti Jahteve Orikum dhe QNOD, për disa muaj, mjeti lundrues Veleria “MY DREAM” i kapur me drogë dhe dy personat ukrainas në bord, nuk kanë hyrje-dalje në Shqipëri.


code it albania
Njëkohësisht gjatë kësaj periudhe nuk është konstatuar as nga QNOD e as nga Policia Kufitare asnjë rast i dyshimtë, i ndonjë mjeti lundrues që të ketë lundruar në drejtim të Greqisë, apo të vendeve të tjera fqinje.

Policia Kufitare shkëmben në vijimësi informacion me homologët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet kufijve.

Sqarojmë faktin se në 15 gusht në Sarandë ka hyrë një mjet lundrues Yaht me emrin “Dream” me 3 shtetas turq në bord, të cilët kanë kryer proceduara të rregullta hyrje-dalje dhe mjeti është kontrolluar konform rregullave nga Policia Kufitare. Ky mjet nuk ka asnjë lidhje me mjetin lundrues Veleria të kapur me drogë në Greqi.

Policia e Shtetit edhe njëherë shpreh vendosmërinë dhe angazhimin për luftë kundër krimit të organizuar dhe krimit në tërësi, si dhe mbetet e fokusuar çdo ditë e më tepër në forcimin e bashkëpunimit me partnerët për të parandaluar dhe luftuar trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Policia e Shtetit fton dhe qytetarët të denoncojnë përmes numrit 112 apo Komisariatit Dixhital për çdo informacion të vlefshëm, për të ndërtuar së bashku më shumë siguri.

Ditën e sotme policia greke ka kapur një velierë me mbi 1 tonë drogë. Sipas raportimit të medieve greke, veliera ishte nisur nga Shqipëria dhe në të ndodheshin 1 ton e 65 kilogramë e 750 gramë marijuanë, ndërsa kishte si destinacion Turqinë.

Shtuar më 23/08/2019, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori