Sociedat – Real Madrid, formacionet e mundshme: “Galaktikë” kanë shansin të ngjiten në krye (FOTO LAJM)

Los Blancos gjenden para një mundësie të artë për të barazuar pikët me lideren e La Ligas, Barcelonës.

Barcelona të premten nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në udhëtim te Sevilla, duke çuar në tre pikë distancën me Real Madrid në renditjen tabelare.

Një fitore e mundshme e Real Madrid ndaj Sociedad, do të bënte që skuadra e Zidanes të numëronte 65 pikë, aq sa ka edhe Barcelona, në tetë xhirot e fundit të kampionatit spanjoll.

Ndeshja ndaj Sociedad nuk do të jetë e lehtë, me vendasit që po synojnë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Përballja mes Real Sociedad dhe Real Madrid fillon nga ora 22:00, dhe Sport.es ka parashikuar formacionet startuese./


Shtuar 21.06.2020 08:06