Qëlloi macen, dënohet mbrojtësi i njohur

Mbrojtësi i West Ham në Premier League angleze, Kurt Zouma, është dënuar pasi qëlloi macen.

Ham ndezi polemika të shumta pak kohë më parë, pasi në një video që qarkulloi në mediat sociale u pa teksa ai gjuante macen e tij.

Në pamjet e ngarkuara në Snapchat, më 6 shkurt, Zouma shfaqej duke shkelmuar macen e tij në kuzhinë përpara djalit shtatëvjeçar, ndërkohë që i vëllai e filmonte.

Francezi gjithashtu e gjuajti macen me këpucë dhe më pas në kokë, duke i thënë se “do të vras”.

Për të gjitha këto, mbrojtësi ka dalë para gjykatës. Ai ka arritur të shmangë burgun, por do të kryejë 140 orë punë në komunitet, si dhe për pesë vitet e ardhshme e ka të ndaluar të mbajë kafshë.