Veliaj: Unë jam rritur me ndihmë ekonomike
Ministri Veliaj, në prezantimin e strategjisë për mbrojtjen sociale nga fshati "SOS", bëri me dije se edhe ai është rritur me ndihmë ekonomike.

Veliaj duke thënë se është rritur nga një nënë që merrte ndihmë ekonomike, citoi se investimi për arsimin e fëmijëve është rruga e duhur për të dalë nga varfëria.

"Jam rritur me ndihmë ekonomike. Mamaja ka rritur dy djem të vegjël. Si mamaja ime kane menduar të gjitha nënat. Se po të investojnë që fëmija të dalë nga varfëria, mund të kenë një shans që nesër fëmija të jetë më mirë", deklaroi ai.

Ai tha më tej se korrupsioni në administratë luftohet me modernizim të sistemit. "Korrupsioni luftohet me modernizim. Kompjuteri dhe sistemi jep përgjigje që në shumicën e rasteve rezulton e saktë. Modernizimi e zhduk korrupsionin". /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2015, ora 11:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori