Veliaj: Tirana do jetë magnet i zhvillimit ekonomik
Sot kryebashkiaku i Tiranës bëri bilancin e punës së një viti, duke thënë se “po bëhen punë të mira dhe me kalimin e kohës do të vihet re puna jonë në çdo lagje”.

“Me këtë ritëm do të vazhdojmë edhe në 3 vitet e mbetura të mandatit. Kemi bërë më shumë, me më pak shpenzime”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se “Tirana do të jetë magnet i zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social”.

“Do të jetë qyteti ku secili të realizojë ëndrrat e tij”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2016, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori