Veliaj thyen tabutë, një grua në karrocë zëvendësministre
Pëlqej
Ministri Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj thyen tabutë. Një grua në karrocë, është zgjedhur zëvendësministre e kësaj ministrie. Bardhylka Kospiri, gruaja legjendë e kurajës qytetare në Shqipëri, që vazhdon të punojë dhe të sfidojë sëmundjen e saj do t’i bashkohet ekipit të Erion Velijt bashkë me Genta Sulën, një eksperte e njohur e arsimit profesional.


“Jam shume krenar që Bardhylka Kospiri dhe Genta Mara Sula u bashkuan si zv/ministre me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Mirëserdhët në ekip!” shkruan Veliaj në Twitter. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori