Veliaj thirrje qytetarëve: Të bëhemi 100 mijë vullnetarë për të pastruar Shqipërinë
Pas vendimit refuzues të qeverisë për armët kimike,Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj i bëri sot thirrje qytetarëve të bëjmë më për të mbajtur ambientin pastër.


"Jam shumë i lumtur që u mor një vendim i drejtë dhe Kryeministri dje mori një vendim të drejtë. Një vendim i cili respektoi marrëdhënien korrekte në të gjithë negociatat me partnerin tonë, një vendim që në fund fare vendosi për interesat e qytetarëve" tha ai.


"Të pastrojmë Shqipërinë për një ditë”. Ky është një vendimi që Ministria , por në radhë të parë qeveria jonë e ka marrë për të qenë pjesëe një fushate që do të pastrojë me të gjithë fuqinë vullnetare që ka qytetaria shqiptare Shqipërinë me datën 22 nëntor, ditën e premte. Mjafton të shikosh sot plazhet e Shqipërisë dhe gjendjen e mjerueshme të tyre, mjafton sot të jesh një turist që hyn dhe del nga Shqipëria në pikat kufitare ku është përballja e parë me vendin tonë për të parë sesa e ndotur është mikpritja jonë që në hapin e parë që dikush e kalon kufirin. Mjafton të shikojmë mënyrën si janë katandisur pyjet tona, kalatë, kështjellat dhe gjithë pikat tona turistike apo ato të trashëgimisë kulturore për të kuptuar që tani duhet të kalojmë nga fjalët tek veprat" deklaroi Veliaj.


Ministri Veliaj e ka vlerësuar si një rast të mirë për të shfrytëzuar edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve në këtë fushatë pastrimi, në funksion të përmirësimit të imazhit të vendit.


"Ashtu siç Shqipëria ishte në vëmendjen e ndërkombëtarëve gjatë gjithë kësaj jave dhe sidomos ditën e djeshme kemi një shans për të përdorur këtë vëmendje ndërkombëtare me datën 22 nëntor për të treguar se 100 000 shqiptarë mund të dalin dhe të pastrojnë shtëpinë e tyre me forca vullnetare dhe duke mobilizuar të gjithë këtë energji dhe gjithë këtë sensibilizm që shkaktoi ky debat për çështjen e lëndëve kimike në Shqipëri. Ne jemi mobilizuar si Ministri, ju kërkojmë të gjitha institucioneve, sidomos atyre në varësi të kësaj Ministrie dhe pse në ditët në vijim do të përfshihen edhe Ministri të tjera, ajo e Mbrojtjes, Transportit, e Arsimit. Por për ata që nuk janë përfshirë në institucione, zgjidhni ju vendin ku do të pastroni. E rëndësishme është që me 22 nëntor të kryejmë misionin tonë dhe të kemi 100 000 shqiptarë, të angazhohemi në një fushatë të jashtëzakonshme pastrimi që është shërbimi më i mirë që mund ti bëni imazhit të Shqipërisë" tha më tej ai.


Sipas tij për këtë aksion do të përdoren të njëjtat landfille që janë zyrtarizuar në Shqipëri, që përdorin bashkitë dhe komunat. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2013, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori