Veliaj takon Moisiun dhe Majkon
Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar sot një takim me ish presidentin Alfred Moisiu dhe deputetin Pandeli Majko.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veliaj ka bërë me dije se gjatë takimit janë hedhur ide për qytetin dhe për punën në të ardhmen.

"Presidenti im!
Me Alfred Moisiun dhe Pandin, kujtime për familjet tona ushtarake, ide për qytetin e punën që na pret", ka shkruar ai. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2015, ora 12:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori