Mali i Zi, rritje e rasteve me koronavirus

Autoritet shëndetësore të Malit të Zi, njoftuan për një rritje të theksuar të rasteve me COVID-19, ditën e dielë.
545 raste të reja jane rregjistruar me Koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa 5 persona kanë humbur jetën. Rportohet që personi më i ri që ka vdekur ishte në moshën 32 vjecare.

Sipas autoriteteve duket qartë se kemi një rritje të rasteve me COVID-19 në krahasim me ditën e djeshme që ishin 420 raste dhe 1 vdekje.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me koronavirus në Mal të Zi është 2911, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë gjithësej 163.373 raste të rregjistruara.

Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë është 2394.

Jelena Boroviniq Bojoviq, ministrja e shëndetësisë tha që “Omicron” po bëhet dominues në vend dhe nga kjo pritet që të ketë rritje të të infektuarve.

Ministria e shëndetësis ka qenë këmbëngulëse dhe e udhëhequr plotësisht nga profesioni, duke mos lejuar grumbullimet apo koncerte nëpër sheshe për festat e Vitit të Ri, u shpreh ajo.

Gjithashtu ajo theksoi që rasti “Omicron” është më ngjitës, por kjo nuk do të thotë se do të ketë rritje të rasteve të pacientwve tw shtruar në spital.

Masat në vend do të merren sipas situatës Epidemologjike në vend bëri me dije Bojoviq.


Shtuar 27.12.2021 12:53