Veliaj sqaron situatën: Ja pse u rrënuan disa ndërtesa te Selvia
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me prishjen e disa objekteve pranë zonës së Selvisë në Tiranë përmes një statusi në rrjetin social.

Veliaj shkruan se ndërtimet e prishura këtë të mërkurë ishin kryer pa leje, madje se në atë që dikur ishte një pikë llotoje, po ndërtohej dhe një tjetër kat shtesë.

“Pas Ali Demit, nis çlirimi i Vojo Kushit! Nuk mjaftoi ish-bingo, por ja hipën sipër Vojos, si ai tankut, me kat pa leje e me grykësi që as fashizmi s’e kish! Ta dinte Vojo që do bëhej kurban për llotot e deputetëve të rënë vafti, do e kish menduar dy herë atë punën e tankut”, shkruan Veliaj.
Shtuar më 29/05/2019, ora 23:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori