Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion
Veliaj ka shpjeguar qëllimin e
fjalës “Zdromsa”, e cila bëri jo pak zhurmë në mediat sociale.
Ka qenë jo e pakët zhurma që është bërë në mediat sociale nga të rinjtë shqiptarë kryesisht, për përdorimin e
fjalës “
zdroms” nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion
Veliaj, drejtuar djemve shqiptar.
Në emisionin Fit Station në News24,
Veliaj tha se kjo fjalë e përdorur prej tij u nxor nga konteksti.
"Jo fare, e para punës e kam thënë para 3-4 viteve, do të thotë që dikush vajti e qëmtoi, e kërkoi e nxori jashtë kontekstit. Unë i njoh kundërshtarët e mi, e di kur gjuajnë nën brez, kur bëjnë me hile, kur i nxjerrin gjërat jashtë kontekstit, kur fabrikojnë lajme.
Po i
referohesha si më pyetët ju vetë, po i
referohesha një gazetare, shumica e atyre që janë mërzitur e dinë çfarë domethënë
fjala zdroms.
Fjala zdroms domethënë është
fjala, prapë te fëmijëria, edhe te buka me vaji me kripë, i referohet kopacit, ne kur ishim të vegjël luanim me kopac, dhe kur një kopac ishte i shtrembër dhe nuk arrije ta dalloje dot me sy do të duhej ta testoje, e gjuaje drejt, ai që niste drejt e devijonte gjatë rrugës ishte
zdroms.
Pra qëllimin e kishte të mirë po s’ ja qëllonte dhe nuk shkonte në shenjë. Dhe këtu po i
referohesha edhe vetes time, jam përpjekur të gatuaj dhe kam kuptuar që jam
zdroms, nuk di se kam atë talent. Pra nisem për një qëllim të mirë por nuk e finalizoj dot", – u shpreh
Veliaj.
Shtuar më 10/10/2020,
ora 22:45