Veliaj sponsorizon lajme kundër kandidimit të Elvis Naçit për Tiranën
Elvis Naçi është përfolur shpesh si një kandidat për bashkinë e Tiranës. Herë nga dëshira e mirë dhe herë me qëllime të tjera, emri i Naçit është përfolur për t'u përfshirë në politikë dhe mbështetja ndaj tij, të paktën nga rrjetet sociale duket se nuk është e vogël.

Megjithatë, Naçi i ka refuzuar këto zëra duke thënë se nuk ka ndërmend të angazhohet politikisht. Sëfundmi këtë gjë e bëri edhe dy ditë më parë duke thënë se nuk ka dëshirë që të përfshihet në garën për Tiranën.

Duket se ky lajm i ka ardhur shumë për shtat edhe Veliajt, i cili edhe më parë e ka kontaktuar direkt Naçin për t'a pyetur nëse vërtetë kishte ndërmend t'i futej politikës.

Albeu.com mëson se kësaj radhe Veliaj është investuar në lajmin për refuzimin e angazhimit në politikë të Naçit duke bërë që ky lajm të dërgohet në redaksitë e mediave me qëllim publikimin e tij.

Duket se një kandidim i mundshëm i Naçit për Tiranën e fut vërtetë në siklet kryebashkiakun aktual, ndryshe nuk shpjegohet zelli për të sponsorizuar në media lajmin se Naçi s'ka ndërmend t'i futet politikës. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2019, ora 20:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori