Kryebashkiaku Erion
Veliaj zhvilloi ditën e sotme një aktivitet me fëmijët në Parkun e Liqenit paralelisht me protestën dhe marshin që shoqëria civile po kryente kundër këndit të lojërave. Gjatë fjalës së tij
Veliaj theksoi se këndi i lojrave do të ndërtohet dhe do të jetë gati në 1 qershor.
"Shoqëria Civile le të monitorojë punimet dhe të shohë sa pemë do të priten për ndërtimin e këtij parku. Qyteti do të ecë përpara dhe familjet duan të rrisin fëmijët në një qytet pa dhunë. Fëmijët janë qendra e vëmendjes së Bashkisë së Tiranës", tha
Veliaj.
Madje ai iu referua aktivistëve si biznesmenë që duan të frenojnë ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë.
"Asnjë biznesmen apo ndërtues pallatesh nuk do të mund ta ndalë ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijët te Parku i Liqenit. Ne jemi të vendosur", tha ndër të tjera
Veliaj. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2016,
ora 12:11