Veliaj sfidon Ilir Metën: Hajde garo për kryetar bashkie, të shohim kush është më i mirë!
"Hajde garo për kryetar Bashkie dhe të
shohim kush është më i mirë..."
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion
Veliaj i është bashkuar përplasjesje mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama.
Kryebashkiaku është shprehur se Meta jep mend për
punët e të tjerëve dhe nuk respekton si duhet pozicionin e Presidentit.
Veliaj e ka ftuar presidentin që të garojë për kreun e Bashkisë së Tiranës, për të parë se kush është më i mirë prej tyre.
"Meta ka humbur fokusin, merret me Astirin, Teatrin, presidenti që do të bëjë
punët që janë poshtë tij s’kisha parë.
Më shumë do të japë mend për
punët e tjerëve, se për atë që është caktuar.
Gjuha përçarëse, fyese, nuk i shkon Metës. Hajde garo për kryetar Bashkie dhe të
shohim kush është më i mirë, do të lërë rolin përbashkues dhe të vesh anën e njëri prej pale",-tha
Veliaj në ”Repolitix”.
Shtuar më 13/10/2020,
ora 22:54