Veliaj reagon ndaj akuzave të opozitës për shpenzimet e dasmës
Pëlqej
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj reagoi sot lidhur me akuzat e opozitës për shpenzimet për ceremoninë martesore të tij, duke u shprehur se opozita nuk ka me se të merret.

Opozita nuk ka me se të merret. Opozita të shkojë të verifikojë tek thesari shtetit. Do të konstatojnë se nuk është prekur asgjë. Opozita përbalt çdo rast lindje martese apo vdekje”- u shpreh Veliaj.

Partia Demokratike, një ditë pas dasmës së ministrit Veliaj, e ka cilësuar si mendjemadhësi dhe ceremoni me shpenzime kolosale dasmën e organizuar në kalanë e Gjirokastrës. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori