Veliaj pushon nga puna 550 punonjës të UKT
Veliaj ka pushuar nga puna 550 punonjës të UKT. Këtë lajm e ka bërë me dije ish kryeministri Berisha, përmes një postimi në Facebook. Ai nenvizon se në javën e parë të vitit 2016 janë shkarkuar nga puna 550 punonjës së ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve, ndërmarrje e cila është në varësi të Bashkisë së Tiranës.

"Ne nje jave pushohen nga puna nga Bashkia e Tiranes 550 punonjes. Vetem me dt 31 dhjetor debohen nga puna, ne menyre antiligjore, 350 punonjes te UKT!!

Te dashur miq, dje arriti ne 550 numri i punonjesve te UKT te perzene ditet e fundit ne menyre antiligjore nga puna. Vetem me dt 31 dhjetor, moren urdherin e debimit nga puna 350 punonjes te UKT. Kjo ishte kartolina e zeze qe ata dhe familjet e tyre moren nga Erion Veliaj.

Motivacioni nuk eshte dhene me asnje shkrese bashkelidhur qe te vertetoje motivin e lirimit, dhe pjesa derrmuese e punonjesve kane qene me kontrate te perhershme, keshtu qe praktika e ndjekur eshte teresisht e jashtligjshme.

Gjithashtu, para dy muajve, ne shkelje flagrante te ligjit te sherbimit civil, Erion Veliaj largoi nga stafi i bashkise 120 punonjes te gjithe me status te nepunesit civil. Ai ndermorri kete veprim nderkohe qe rriti me qindra vete numerin e punonjesve te Bashkise se Tiranes.

Rekrutimet e reja po behen kundrejt ryshfetit prej 6 mije euro per person!", ka shkruar ai. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2016, ora 17:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori