Veliaj: Punësuam 40 mijë persona brenda 6 muajve
Pëlqej
Ministri i Mirëqënies Sociale tha sot se gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti janë punësuar më shumë se 40 mijë qytetarë. “Në 6 muajt e parë kemi pasur nga statistikat 43 mijë punësime më shumë, 17 mijë prej të cilave kanë qenë ndërmjetësime nga zyrat e punës. Ndërkohë, 3 mijë kanë qenë nga fondi i nxitjes së punësimit, kundrejt pagimit të sigurimeve shoqërore për 12 muaj”, deklaroi Veliaj gjatë një vizite në një nga bizneset vendase

Tregu i punës ka nevojë për persona të specializuararsimin profesional, ndaj ministri Veliaj ka kërkuar që në fillim të këtij viti, të gjithë ata të rinj që nuk kanë rezultate maksimale në shkollë të fokusohen drejt profilizimit në zanate të cilat nesër konvertohen në punë. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori