Mjeku i njohur ka një thirrje për vajzat dhe gratë: Pse infeksionet gjinekologjike shfaqen më shumë gjatë verës

Prof. As. Dr. Rustem Celami, obstetër gjinekolog në ka folur për infeksionet gjinekologjike. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se këto infeksione janë më të shpeshta gjatë stinës së verës dhe për këtë ndikojnë disa elementë, si për shembull përdorimi i pishinave apo mbajtja e rrobave të lagura dhe përdorimi i sheqerit e alkoolit.

“Me rritjen e temperaturave ndryshon edhe organizmi jonë, sëmundëshmëria është më prezente te ne. Sa i përket me rritjen e temperaturës, lagështirës dhe moskujdesjes që të ofron stina e verës, me pushimet, me përdorimin e pishinave, me plazhet, me mbajtjen e rrobave të lagura dhe ushqimet, përdorimi lehtësisht i sheqerit, apo produktet dhe alkoolit, bën që shumë patologji përfshirë edhe infeksionet janë prezente te femrat dhe te meshkujt, po te femrat janë më shpesh prezente. Shpesh për fat të keq, ata i neglizhojnë, marrin mjekim pa konsultë dhe shpesh kemi dhe komplikime afatgjata”, tha Celami.

Më tej, mjeku zbuloi se infeksioni më të shpeshtë te femrat është myku, i cili shfaqet në çdo kohë.

“Më të shpeshti te femrat është myku, por janë bakteriozat vaginale si të thuash infeksionet më banale nëse do i quajmë. Do të thotë rishfaqen gjatë vitit, nuk do të thotë morëm një mjekim dhe një person nuk do të ketë më infeksione vaginale. Mund të përsëriten dhe normalisht çdo femër, apo çdo person që mund të jetë seksualisht aktiv fillojnë të shfaqen këto probleme. Por edhe stili i jetesës së personit ndikon në një mënyrë apo një tjetër”, theksoi Celami.