Veliaj pret Franco Frattinin, ish-ministrin italian të Punëve të Jashtme të Italisë (FOTO LAJM)
Frattini i entuziazmuar nga ndryshimet në Tiranë: “Gjeta një qytet më të bukur, më të pastër e me rrugë më të mira se të Romës”
Franco
Frattini, ish ministri italian i Punëve të Jashtme të Italisë, e kishte vizituar Tiranën për herë të fundit në vitin 2013. Ai është rikthyer në kryeqytetin shqiptar pas pesë vitesh, pa mundur ta fshehë entuziazmin për transformimin e madh që ka pësuar Tirana.
“Kam qenë këtu për herë të fundit në 2013-n dhe sot gjeta një qytet më të bukur, më të pastër, dhe mbi të gjitha, rrugë të mrekullueshme”, i tha
Frattini kryebashkiakut Erion
Veliaj, në një pritje të organizuar në Bashkinë e
Tiranës.
Ish ministri italian i Punëve të Jashtme dhe ish-Komisioneri
Europian për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, Franco
Frattini dhe kryebashkiaku
Veliaj zhvilluan një takim, në të cilin vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve e popujve, si dhe diskutuan mbi mundësinë e intensifikimit të tyre në sektorë të ndryshëm.
Veliaj nënvizoi se Franco
Frattini është një nga personalitetet që ka dhënë një kontribut të spikatur në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë, për mbështetjen e pakursyer për integrimin
europian dhe në veçanti për udhëheqjen e procesit historik të lëvizjes pa viza të qytetarëve shqiptarë.
Ndërsa, ish ministri
Frattini u shpreh i lumtur që rikthehet pas 5 vitesh në Tiranë. “Është një gëzim i madh të takohem me kryebashkiakun e
Tiranës, i cili më mirëpriti këtu si një mik, dhe si kryebashkiak i qytetit ku jam “Qytetar nderi”. Vijoj të kem një afeksion të madh për këtë qytet, për qytetarët e
Tiranës, dhe gjithë Shqipërinë. Kam qenë këtu për herë të fundit në 2013-n, dhe sot gjeta një qytet më të bukur, më të pastër, dhe mbi të gjitha me rrugë të mrekullueshme, që duhet t’i kemi edhe në Romë, ku fatkeqësisht ka shumë gropa. Kështu që, kryebashkiak eja edhe në Romë dhe të na tregosh si bëhen mirë këto punë”, tha
Frattini, i cili në të gjitha detyrat ka qenë një nga avokatët më të zëshëm, por edhe bindës për avancimin e Shqipërisë në proceset integruese.
“Jam shumë i lumtur sot që pres një qytetar nderi të
Tiranës, të madhin Franco
Frattini, me një mirënjohje të jashtëzakonshme për atë që ka bërë për qytetin dhe vendin tonë, dikur me autoritetin e tij në Bashkimin
Europian për liberalizimin e vizave dhe faktin se shumë prej nesh sot nuk janë në radhë nëpër ambasada, po kanë mundësi të udhëtojnë lirshëm. Jam shumë i nderuar se si një qytetar nderi i
Tiranës nuk e ka harruar këtë qytet. Më vjen mirë që ai, teksa vijon karrierën e tij në gjyqësorin italian, e mban gjithmonë një sy, një vesh dhe një kokë mbrapa për qytetin e tij të nderit”, tha
Veliaj.
Ndërkaq,
Frattini shtoi se Europa është destinacioni final për shqiptarët dhe shprehu bindjen se shumë shpejt edhe Shqipëria do të jetë vendi më i ri anëtar i Bashkimit
Europian. “Është e vërtetë se si ministër i Jashtëm, si Komisioner
Europian, kam punuar që shumë të rinj shqiptarë të mund të vinin në Europë. Europa është destinacioni final për Shqipërinë, i vetmi i mundur. Nuk ka tjetër mundësi për Shqipërinë, përveçse të jetë së shpejti, shpresoj, vendi i ri anëtar i Bashkimit
Europian. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe po vijon me përmbushjen e detyrimeve drejt BE”, tha ai.
Shtuar më 20/10/2018,
ora 13:20