Veliaj: Perversët ne i fusim në burg, PD i fuste në punë
Pëlqej
Katër fëmijët e gruas e cila ishte denoncoi skandalin seksual në zyrën e deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima janë sistemuar dhe janë marrë në mbrojtje nga shtëpia e fëmijës Sarandë.

Lajmi u bë i ditur sot nga ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj i cili e quajti një akt të turpshëm, aktin e sekretarit të punësimit Agron Cane.

“ Akt është i turpshëm. Ne perversët kur i identifikojmë i fusim në burg, PD i fuste në punë. 4 fëmijët e skandalit të Sarandës janë sistemuar dhe janë marrë në mbrojtje nga shtëpia e fëmijës Sarandë. Problemet në Shqipëri nuk mungojnë por ne i trajtojmë me seriozitet ” bëri të ditur sot ministri Veliaj nga qyteti i Vlorës. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori