Lojtarët e Tiranës nuk përmbahen, ndërpresin intervistën dhe festojnë bashkë me Shehin (VIDEO)

Lojtarët e Tiranës duket se ende nuk kanë ndërmend të ndalen me festën e titullit së bashku me trajnerin.

Gjatë transmetimit live të emisionit “Gol Pas Goli”, futbollistët u mblodhën rreth trajnerit duke e lagur me ujë.

Më pas ata filluan duke kërcyer dhe duke u hedhur para tij në formën e humorit, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.