Barcelona “zgjohet” dhe përmbys rezultatin, kalon në fazën tjetër të Kupës së Mbretit (VIDEO)

Barcelona ka arritur të përmbysë rezultatin në shtëpinë e Linares.

Në pjesën e parë Barcelona kontrolloi totalisht ndeshjen por vendasin ishin ata që kaluan të parët në avantazh. Në minutën e 19-të Linares kaluan në avantazh me anë të Hugo Diaz.

Pjesa e dytë fillo me dëshirën e madhe për të fituar nga ana e Barcelonës.

Në minutën e 63-të ishte sulmuesi anësor Dembele ai që barazoi rezultatin. Pak minuta më vonë ishte Jutgla në minutën e 69-të i cili përmbysi rezultatin dhe e dërgoi shifrat në 1-2.

Ekipi i Xavi-t menaxhoi shumë mirë ndeshjen duke i lënë pak terren kundërshtarit./h.ll/albeu.com


Shtuar 5.01.2022 21:22