Veliaj në sulm ndaj Nishanit: Je përçarës i vendit
Teksa një ditë më parë presidenti Nishani kërkoi nga drejtësia që të hetonte Veliajn për shpifje, sot kryebashkiaku i Tiranës, në një konferencë për shtyp tha se ai është përçarësi i vendit.

Presidenti doli në konferencë vetëm për interesin e tij personal, siç ka bërë gjithmonë. Asnjëherë për çështje kombëtare nuk ka thënë gjë.

Presidenti është kthyer në një zyrë shtypi i PD-së. Është përçarësi i vendit, ka përdorur çdo mundësi për ta përçarë shoqërinë. Kurrë nuk ka folur për interesin publik ky president në ikje”, u shpreh Veliaj.

Më tej, Veliaj shtroi një pyetje për Nishanin: “Çfarë mendon presidenti për 5 pallatet te diga e liqenit, pak metra nga këndi i lodrave?

Kur ka mendim për këndin e lodrave, duhet të ketë dhe për këtë. Basha e ka dhënë lejen pasi qeveria kishte ndaluar ndërtimet në gjithë territorin e vendit. Askush nuk e ka aprovuar ndërtimin te diga”. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2016, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori