Veliaj në Gjirokastër: Pas 8 vitesh i rikthyem qytetit investimet
Pëlqej
Ministri Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, ka zhvilluar një vizitë në Gjirokastër për të inspektuar gjashtë projektet e miratuara nga qeveria shqiptare për rikonstruksionin e rrugëve të qytetit dhe Parkun e LiqenitViroit. Në këtë vizitë, ministri Veliaj shoqërohej edhe nga Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, z. Flamur Bime.

“Më vjen mirë që sot Gjiroakstra është kthyer në një kantier të vërtetë ndërtimi dhe jam shumë krenar për faktin se po mbajmë premtimet e një viti më parë, duke kthyer në qytet investimet e munguara prej 8 vitesh”, deklaroi z. Veliaj, pasi inspektoi punimet që po kryhen në të gjithë Gjirokastrën me rikonstruksionin e 30 rrugëve dhe Parkun e LiqenitViroit.

Sipas tij, kur projekti i Parkut të LiqenitViroit të ketë mbaruar në fund të vitit, ai do të cilësohet një nga projektet më të bukura në Shqipëri. “Më vjen mirë që Gjirokastra do të jetë jo vetëm një epiqendër e trashëgimisë kulturore dhe turizmit, por edhe një epiqendër e rinisë, e atyre që merren me sport dhe eksplorimin e natyrës Parku i Viroit është një mushkëri e re për qytetin”, tha ai.

Nga ana tjetër, duke shfrytëzuar rastin për fillimin e regjistrimeve në të gjitha shkollat profesionale në vend, z. Veliaj u bëri edhe njëherë thirrje prindërve dhe nxënësve që t’i kthejnë sytë nga arsimi profesional.

“Shumë prej projekteve ku po investojmë po na tregojnë rëndësinë që ka nevoja për gurëgdhëndës të rinj, për njerëz që kujdesen për trashëgiminë kulturore apo teknikë që punojnë me projektet e infrastrukturës. Prandaj dua të inkurajoj prindërit dhe nxënësit që t’i kthejnë sytë nga arsimi profesional, që një gjeneratë e re djemsh dhe vajzash të kenë mundësi të zbatojnë projekte të tilla”, deklaroi ministri Veliaj.

Shtuar më 03/09/2014, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori