Veliaj ne Durres: Mbaroi historia e universiteteve që nuk ofrojnë punësim
Pëlqej
Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise Erion Veliaj ishte sot në Durrës ku ka vëzhguar punimet për shkollën profesionale ‘Hysen Çela’, ku risi përbën futja e degës së peshkimit.

“Dua të informoj prindërit durrsakë se ka mbaruar histeria e universiteteve që nuk iu ofronin punë askujt. Sot kërkesat në zyrën e punës janë për arsim profesional, për njerëz që kanë mbaruar për hoteleri-turizëm, dizajn apo konfeksione, drejtime të cilat i ofron shkolla ‘Hysen Çela’”, “Durrësi ka një potencial fantastik në fushën e hoteleri-turizmit. Cila më mirë sesa një shkollë hoteleri-turizmi mund të përgatisë të ardhmen e kësaj sipërmarrjeje në Durrës”, deklaroi ai.

Sipas tij, në Durrës ka një zhvillim edhe në fushën e konfeksioneve, për të cilën duhet pranuar vërejtja se ne mësojmë vetëm një segment të punës së fasonëve, qepjen.
Shtuar më 06/09/2014, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori