Veliaj: Në 18 muaj 6-fishuam Fondin e Nxitjes së Punësimit
Gjatë hapjes së Panairit të Punës në Tiranë, Erion Veliaj tha se qeveria në 18 muaj ka 6-fishuar Fondin e Nxitjes së Punësimit. “Në dallim nga ata që vetëm flasin, ne trefishuam fondin e punësimit e më pas e dyfishuam për vitin 2015. Pra, në 18 muajt e fundit e kemi 6-fishuar për njerëz që kanë projekte reale”, tha Veliaj, i cili shtoi se në Panairin e Punës ka 5000 vende të reja pune.

“Të respektojmë të gjithë të rinjtë që janë gati të bëjnë çfarëdolloj pune dhe që nuk u bashkohen atyre që presin t’u vijë gjithçka nga qielli”, tha më tej ai.

Duke folur për zyrat e punës, Veliaj deklaroi: “Çdo Bashki duhet të ketë zyrën e vete të punës, për ta bërë sa më të lehtë ofertën për njerëzit që kërkojnë punë. Janë gati zyrat e punës në Kukës dhe Krujë. Veriun e kemi target kryesor për hapjen e zyrave të reja të punës në të ardhmen e afërt”. Sikundër ka apeluar edhe më herët, Veliaj tha: "Merrni një vendim të drejtë, nëse doni për fëmijët tuaj një diplomë apo zanat. Unë mendoj se zanati e garanton punën”. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2015, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori