Veliaj: Ndodhi çfarë ndodhi çdo gjë është e falur!
Erion Veliaj ka lënë pas mëritë dhe sulmet politike që u bënë për projektin e këndit të lojërave tek Liqeni. “Unë i di të gjitha kundërshtitë, ndodhi çfarë ndodhi, çdo gjë është e falur por duhet të ecim përpara për hatër të fëmijëve. Inatet e të rriturve s’duhet të pengojnë zhvillimin e Tiranës, projektet që kemi për Tiranën, sot për mua ky argument dhe debat është i mbyllur dhe për të gjithë ata që donin referendum ky është referendumi më i mirë”, tha kryebashkiaku.

Ai paralajmëroi se shumë shpejt do hapet një park lodrash tek Materniteti dhe tek Rruga “Mine Peza”, si dhe për 10 ditë do hapen 3 kopshte të reja të rikonsruktuara.

"S’ka asnjë kafe, s’është prerë asnjë pemë, të mos bëjmë histeri, nëse ka njerëz që mendojnë se gjërat mund të bëhen më mirë, të mbjellin pemët e tyre, të bëjnë lodrat e tyre. Ky nuk është moment për hakmarrje, ndodhi çfarë ndodhi u bë një punë e mirë. Sot të përveshim mëngët për punë të tjera”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori