Veliaj me të rinjtë e FRESSH-it: Në zgjedhje do të fitojmë mbi 50 bashki
Pëlqej
Zgjedhjet e qershorit 2013 ishin të parat që prodhuan një qeverisje me ideologji dhe premtime tipike të majta, të cilat aktualisht janë duke u përkthyer në reforma. Kështu u shpreh të dielën sekretari për Rininë në Partinë Socialiste, Erion Veliaj gjatë një takimi me të të rinjtë e Forumit Eurosocialist ku kërkuar të njëjtin angazhim edhe në zgjedhjet e ardhshme vendore nga të rinjtë e FRESSH-it.

“Në zgjedhjet vendore të vitit tjetër do të kemi një sistem të ri administrativ, ku Shqipëria do të ketë 61 bashki. Nëse të rinjtë e majtë dhe të gjithë koalicionit do të mobilizohemi, nuk kam asnjë dyshim që ne mund të fitojmë mbi 50 nga 61 bashkitë e Shqipërisë sepse kemi treguar se aty ku qeveris e majta ka më shumë normalitet, shoqëria është më solidare, më e bashkuar, ka më pak frymë përccarëse dhe ekonomia përmirësohet”, tha Veliaj.

Sipas tij, në të dyja momentet kur e majta ka ardhur në pushtet, në vitin 1997 dhe 2013, i është dashur të pastrojë atë që ka lënë pas e djathta dhe të rimëkëmbë ekonominë e vendit.

“Ju e shikoni se e djathta e lë ekonominë të shkatërruar dhe i duhet të majtës që të bëjë pastrimin e shtëpisë dhe të rimëkëmbi ekonominë. Nuk kam asnjë dyshim që me të njëjtën energji që fituam në mënyrë spektakolare në zgjedhjet e fundit, të kemi mundësi të fitojmë sërish vitin tjetër, për të treguar se edhe në nivel lokal kemi forcë për të bërë të njëjtin transformim që kemi bërë në nivel kombëtar”, u shpreh ministri.

Ai shtoi se ideologjia e majtë është ajo që po sjell ndryshimin në Shqipëri, duke filluar që me sistemin progresiv të taksave, sipas të cilit ata që marrin më shumë duhet të kontribuojnë më shumë, apo skemën e pensioneve, e cila sjell një frymë solidare për të gjithë pensionistët. Veliaj tha se e njëjta frymë e majtë ka nisur të ndjehet edhe në shëndetësi, në arsimin profesional dhe rimëkëmbjen e shërbimit kombëtar të punësimit.
Shtuar më 01/09/2014, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori