Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinis Erion
Veliaj gjatë një takimi me drejtorët e
shkollave profesionale ka shprehur sot shqetësimin e tij në lidhje me infrastrukturën në këto
shkolla.
“Kam qenë në 10
shkolla për inspektim, kam dhe 40 të tjera dhe ju e dini se 3 nga 10 ata drejtorë nuk janë më këtu sepse me gjithë kushtet e vështira
shkolla nuk ka pasur dinjitetin minimal për tu hapur. Është e paimagjinueshme që ka për drejtim punë me dru dhe të gjesh 5 dyer të shqyera rresht, ku nuk kemi trjanuar as mësuesit dhe as nxënësit për të vënë gozhdë në dru në vet derën e shkollës së tyre. Është e paimagjinueshme që ne hapim kurse elektroshtëpiake ndërkohë që futesh në korridore shkollash dhe gjen 15 poça dritash të djegur, dhe kjo është arsyeja pse këta drejtora nuk janë sot këtu”, tha
Veliaj.
Ministri porositi drejtorët e
shkollave profesionale që të punojnë për përgatitjen e profesionistëve që nesër të jenë të gatshëm për tregun e punës. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014,
ora 12:22