Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion
Veliaj shpreh mirënjohje ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së
Arsimit dhe
Sporteve të cilët ofrojnë shëbime mjekësore dhe shkollimin e fëmijëve romë të strehuar tashmë në Qendrën Tranzitore të Emergjencave në Tufinë.
"Familjet rome që kishin ngritur çadrat prej më shumë se dy muajsh në trotuarin e rrugës përballë pallatit me shigjeta u strehuan në Qendrën Tranzitore të Emergjencave në Tufinë. Shumë mirënjohje për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e
Arsimit dhe
Sporteve, të cilat do të ofrojnë shërbime mjekësore dhe shkollimin e fëmijëve të këtij komuniteti.
Një premtim i mbajtur në 100 ditëshin e parë të MMSR." shkruan
Veliaj në adresën e tij në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2013,
ora 13:36